Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën në veri, derisa pati sërish një përplasje mes kryeministrit Albin Kurti me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se fatkeqësisht sot sovraniteti është i shtrirë në mënyrë të brishtë.
“Fatkeqësisht sot kemi një vend që e kemi të shtrirë sovranitetin në mënyrë të brishtë… A e dini sa policë kemi? Kemi policë fatkeqësisht sa mos me arrit as me i mbrojt as objektet e stacioneve policore”, tha Tahiri.
Për çështjen e dialogut dhe situatës në veri ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili i reagoi kryeministrit lidhur me ndërtimin e rrugëve neveri.
“S’ka dialog, drejt e në dialog… ku po e çoni Kosovën, cila është strategjia juaj, kjo na intereson neve…? S’po na intereson bash hiq, a janë shtruar nja 3, 4 kilometra rrugë. Ministri i Infrastrukturës merret me këtë punë”, u shpreh Gashi.
E, pas këtyre kritikave ka reaguar kryeministri Kurti, raporton Telegrafi.
Ai tha se duan marrëveshje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohje në qendër.
“Është e vërtetë që kemi kundërshtuar dikur dialogun, sepse ka qenë jo parimor dhe asimetrik. Nëse kemi ndryshuar qëndrim si LVV, atëherë kjo përfundimisht ka ndodhur më 10 shtator 2014 në marrëveshjen e VLAN-it. Aty themi për herë të parë si LVV, ne jemi për dialogu parimor. Aty thuhet se LVV do ta udhëheq dialogun… Shikoni arkivat e LDK-së dhe e gjeni…” tha ai.
“E kam vështirë të diskutoj me dikë për strategji e platforma, me dikë që thotë se nuk i interesojnë rrugët që shtrohen në veri. Në anën tjetër nuk më interesojnë rrugët që shtrohen në veri, por kallxoma strategjinë”.
“Çka tha edhe deputetit tjetër i PDK-së Tahiri, ‘kemi policë sa nuk mund të mbrojnë ndërtesat atje’. Kjo është sikur me i bë thirrje Serbisë… Prandaj pajtohem me deputetin Hoxhaj, i cili tha se nevojitet seancë e mbyllur kur ke deputetë që flasin kaq pa lidhje…”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?