Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet gjatë asaj që njihet si e “Premtja e Zezë”, dita menjëherë pas festës së Falënderimeve, e cila çel sezonin e blerjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara me ulje drastike çmimesh.
Sipas një raporti të publikuar të shtunën të kompanisë Adobe Analytics, shpenzimet në internet u rritën me 2.3 për qind edhe pse konsumatorët po përballuan me trysninë e inflacionit të lartë.
Duket se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritje të mëdha të ofruara në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë tek lodrat.
Adobe Analytics, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85 për qind nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara.
Kompania kishte parashikuar që shitjet gjatë kësaj dite të rriteshin në një masë modeste prej 1 për qind.
Një ditë që gjithashtu shoqërohet me ulje të mëdha çmimesh është ajo që njihet si “Cyber Monday”, e hëna e parë pas festës së Falënderimeve. Adobe Analytics parashikon që edhe e hëna të shënojë një volum të madh blerjesh, me amerikanët që pritet të shpenzojnë rreth 11.2 miliardë dollarë.
Pritshmëritë ishin që konsumatorët të dyndeshin në dyqane pas kufizimeve që kishte shkaktuar më parë pandemia, por mëngjesi i së premtes tregoi më pak lëvizje se zakonisht në qendra tregtare, me përjashtime në disa pjesë të vendit.
Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe sipas Adobe Analytics, blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh