LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk i përgjigjet kritikave brutale të Van Bastenit pasi Holanda barazoi kundër Ekuadorit

Van Dijk i përgjigjet kritikave brutale të Van Bastenit pasi Holanda barazoi kundër Ekuadorit

Virgil van Dijk i është kundërpërgjigjur legjendës Marco van Basten pasi ai kritikoi paraqitjen e mbrojtësit në barazimin e Holandës kundër Ekuadorit.

Holanda barazoi me rezultat 1-1 me Ekuadorin në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve pas fitores 2-0 kundër Senegalit në takimin hapës të Kupës së Botës.


Cody Gakpo i dha skuadrës së tij epërsinë në minutën e gjashtë, por Enner Valencia e zhvlerësoi golin e tij, pasi shënoi nga afër për të siguruar një pikë.

Duke analizuar lojën, legjenda holandeze Van Basten, i cili ndihmoi ekipin e tij kombëtar të fitonte Kampionatin Evropian në vitin 1988, vuri në shënjestër yllin e Liverpoolit.

Ai fajësoi mbrojtësin për golin e Valencias, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij mbrojtës dhe duke pretenduar se ai nuk merr avantazhin.

“Van Dijk vetëm po pret dhe po e shikon duke gjuajtur. Çfarë po shikon? Ai duhet të jetë mbi të. Ai thjesht e lë të gjuajë”.

“Ai nuk merr avantazhin. Nuk kujdeset për asgjë në ekip. Ai bën një zë, por ai nuk thotë asgjë. Kjo është ajo që ai bën”, ka thënë Van Dijk.

Kapiteni holandez u pyet për komentin e ashpër të Van Basten pas ndeshjes dhe ai nuk u përmbajt duke iu kundërpërgjigj kritikave.

“Nuk mendoj se ai është ndonjëherë pozitiv, kështu që çfarë duhet të bëj me të? Është e lehtë të flasësh nga studio”.

“Unë po dështoj si kapiten? Çfarë doni të bëj me atë informacion? Jam gjithmonë në krye. Unë drejtoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Van Dijk.

Holanda qëndron në krye të Grupit A, me barazim pikësh me Ekuadorin, me vetëm një ndeshje të mbetur në raundin e fazës së grupeve.

Skuadra e Louis van Gaal përballet me Katarin ndërsa Ekuadori do të përballet me Senegalin – të dyja ndeshjet zhvillohen të martën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori