LAJMI I FUNDIT:

Hapet rruga për kthimin e serbëve në institucione, Kurti pesimist

Hapet rruga për kthimin e serbëve në institucione, Kurti pesimist

Arritja e marrëveshjes për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, vlerësohet se i ka hapur rrugë kthimit të serbëve në institucione, të cilët u dorëhoqën javë më parë.

Mundësitë ligjore për një gjë të tillë vlerësohet se ekzistojnë, mirëpo skeptik është kryeministri Albin Kurti. Udhëheqësi i Qeverisë thotë se nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e tyre në punë.


Diskutimet urgjente në Bruksel sollën një dakordim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat.

Por, aty nuk u përfshi fati i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në veri të vendit, të cilat kanë mbetur thuajse bosh.

Mirëpo, kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka të drejtë tu kërkojë policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të dorëhequr që të kthehen në pozitat e tyre.

“Unë i kam bërë thirrje që mos t’i braktisin ato, mos shkoni kam thënë, por nuk ju kam thënë kthehuni, nuk kam të drejtë t’i them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore-kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Numri i zyrtarëve policorë serbë të dorëhequr është afro 600. Mirëpo, Policia e Kosovës nuk ka treguar nëse ka aprovuar dorëheqjet e tyre.

Por, ish-drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Rashit Qalaj, thotë se nëse dorëheqjet nuk janë pranuar, një pjesë e policëve mund të kthehen në punë.

“Ka hapësirë për disa punëtorë, po flas për policët të cilët pa grada, që të kthehen dhe të gjithë ata që nuk janë ekspozuar dhe që nuk kanë mbajtur qëndrim publik kundër vendimit të Qeverisë. Në këtë rast ka edhe disa eprorë që unë nuk i kam parë askund, por prap varet se çfarë kanë shkruar në dorëheqjet e tyre”, ka theksuar Qalaj.

Sikurse me policët, mund të ndodhë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët serbë.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, dakordimi në Bruksel i hapë rrugë kthimit të dorëhequrve në pozitat e tyre.

Por, Lavdim Makshana nga ky Institut thotë se disa prej tyre duhet të ndëshkohen për mbështetjen e dorëheqjeve.

“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet ta kenë parasysh nëse gjyqtarët dhe prokurorët serbë rikthehen në pozitat e tyre, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet ta shqyrtojnë mundësinë që ndaj të njëjtëve të iniciojnë procedura disiplinore me theks të veçantë ndaj kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e komunitetit serb”, është shprehur Makshana.

Për kthimin e serbëve në institucione ka folur të enjten edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se kjo thirrje është bërë vazhdimisht nga zyrtarë evropianë.

Kurse, për këtë çështje nuk ka kthyer përgjigje Lista Serbe që është subjekti kryesor i qytetarëve serbë të Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori