LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Serbi thotë se shtyrja për 48 orë e afatit për targat nga Kosova është e pamjaftueshme

Ambasadori amerikan në Serbi thotë se shtyrja për 48 orë e afatit për targat nga Kosova është e pamjaftueshme

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill ka thënë se ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shprehur shpresën se do të gjendet një zgjidhje për problemin e targave në Kosovë.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit… Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë (BE) Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje”, citohet të ketë thënë Hill para gazetarëve, pas takimit me presidentin e Serbisë.


Ai ka bërë edhe një koment rreth vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pranuar mbrëmë kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë për shtyrjen e vendimit për 48 orë për gjoba ndaj pronarëve të automjeteve me targa serbe.

Shtyrja nga kryeministri Kurti kishte ardhur pas kërkesës së Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë për 48 orë dhënien e gjobave për të lejuar BE-në dhe SHBA-në të angazhojnë më tepër palët për gjetje të një zgjidhje”, ishte thënë në deklaratë.

Dhe lidhur me këtë, ambasadori Hill ka thënë: “Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t’i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. Ne (SHBA) jemi plotësisht të sinkronizuar me Bashkimin Evropian”, ka thënë më tej ai.

Hill shtoi se nuk do t’i vlerësonte bisedimet e së hënës në Bruksel si “të dështuara” dhe se nevojiten bisedime shtesë dhe se të dyja palët duhet të jenë fleksibël për të arritur një zgjidhje.

Ndryshe, në Bruksel të hënën nuk ka pasur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Pas takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se propozimi që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, është i papranueshëm për palën kosovare.

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori