LAJMI I FUNDIT:

E-mailet që “rrodhën” nga një sinjalizues brenda FSB-së, tregojnë se mund të ketë luftë civile në mesin e njerëzve më të besuar të Putinit

E-mailet që “rrodhën” nga një sinjalizues brenda FSB-së, tregojnë se mund të ketë luftë civile në mesin e njerëzve më të besuar të Putinit

E-mailet që kanë “rrjedhur” nga një sinjalizues pranë Shërbimit Sekret rus (FSB), të shpërndara nga Newsweek, zbulojnë luftën civile në mesin e njerëzve më të besueshëm të Vladimir Putinit, derisa lufta e tij në Ukrainë po vazhdon të lëkundet.

Agjenti i shkruan rregullisht raporte disidentit rus në ekzil Vladimir Osechkon, duke zbuluar kështu zemërim dhe pakënaqësi brenda FSB-së, lidhur me luftën që Putini e filloi në Ukrainë gjatë 24 shkurtit, transmeton Telegrafi.


Osechkin është një aktivist rus për të drejtat e njeriut që udhëheq ueb-faqen që lufton korrupsionin Gulgagu.net.

E-mailet që u shpërndanë në Newsweek nga Igor Sushko, drejtori ekzekutiv i “Wind of Change Research Group” me seli në Washington dhe që është një organizatë fitimprurëse, shfaqin realitetin që mbretëron në Moskë.

Sushko ka përkthyer korrespondencat nga rusishtja në gjuhën angleze, që kur filloi shkëmbimi e-mailave më 4 mars. Më herët letrat e shpërndara brenda FSB-së nga një sinjalizues ishin publikuar nga Osechkin, dhe analizuar nga Christo Grozev, ekspert në FSB.

Ai ua kishte treguar e-mailet dy kolegëve të tij nga FSB-ja, që “nuk kishin dyshim se janë shkruar nga një koleg i tyre”.

E-mailet e fundit të agjentit rus janë të nëntorit dhe tregojnë për trazirat e brendshme dhe konfliktin brenda Kremlinit, duke parashikuar një luftë civile “të pashmangshme”, dhe se Rusia së shpejti do “të zbresë në humnerën e terrorit” ndërsa njerëzit lodhen gjithnjë e më shumë nga lufta.

Sinjalizuesi është fokusuar në Yevgeny Prigozhinin, aleatin e ngushtë të Putinit dhe njëherit themeluesin e ushtrisë private të mercenarëve Wagner Group dhe liderin çeçen Ramzan Kadyrov.

Që të dy, Prigozhin dhe Kadyrov vazhdojnë të kritikojnë mënyrën se si po trajtohet lufta e Putinit në Ukrainë, që është një tregues tjetër se përçarjet brenda Kremlinit kanë filluar të shfaqen.

Instituti amerikan për Studime të Luftës, ISW, gjithashtu ka theksuar se në fund të tetorit Prigozhin dhe grupi i tij i paramilitarëve mund të përbëjnë një lloj kërcënimi për pushtetin që e ka Putini.

Sidoqoftë, agjenti i FSB ka thënë se nuk ka “ndonjë model e ndërrimit të pushtetit” në Rusi.

“Nuk ka gjasë që gjithçka që ndryshojë” në Rusi, në mënyrë që vendi në tërësi të funksionojë dhe të mos bie në humnerën e terrorit”, thuhet në një e-mail, duke paraqitur se si do të luhej një luftë civile në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori