LAJMI I FUNDIT:

Kosova barazon edhe ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, nuk mjaftoi super goli i Uran Bislimit

Kosova barazon edhe ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, nuk mjaftoi super goli i Uran Bislimit

Kosova ka barazuar ndaj Ishujve Faroe me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa Kosova është paraqitet edhe në këtë ndeshje me lojtarë kryesisht të rinj sikurse ndaj Armenisë.


Dardanët kanë qenë më të rrezikshëm në 45 minutat e para, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Vlen të theksohet se terreni i rënduar në “Fadil Vokrri” pas reshjeve të fundit, nuk i ka lënë skuadrat të tregojnë lojën e tyre më të mirë.

Kosova ka arritur që të shënojë në fillimin e fraksionit të dytë ndaj Ishujve Faroe.

Dominimi i Kosovës solli frytet e veta, kur në minutën e 64-të mesfushori Uran Bislimi, pranoi një top në afërsi të zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.

Një gol që rrallë shihet në ndeshjet e futbollit, pasi që topi shkoi direkt në trekëndëshin e portës.

Por në minutën e 77-të, Ishujt Faroe kanë barazuar rezultatin Stefan Radosavljevic shënoi për 1-1.

Kosova deri në fund provoi të fitonte ndeshjen, por nuk ia arriti.

Alain Giresse provoi lojtarë të rinj në këtë dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, që janë potencial për një vend në ekipin A të Kosovës, ndërsa mori dy barazime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori