Kruarjet vagjinale mund të jenë të pakëndshme në shumë mënyra
Përveç shqetësimin se çfarë po ndodh, jo pak herë vajzat i shoqëron edhe ndjesia e turpit për të pyetur rreth kësaj problematike.
Cilat janë disa nga arsyet pse ju keni kruarje vagjinale?
Lori Harrison, infermiere e kujdesit shëndetësor për gratë, thotë:
“Mendoni për zonën vagjinale. Është e ngrohtë, e errët dhe e lagësht pothuajse gjatë gjithë kohës. Është ambienti perfekt për kruajtje dhe acarim. Për fat të mirë, zakonisht kjo është lehtësisht e trajtueshme.”
Më poshtë, Harrison dhe Dr. Draion M. Burch, gjinekolog, shpjegojnë shkaqet e zakonshme të kruajtjes vagjinale, shkruan Seventeen.
Infeksionet
Ato janë të bezdisshme, por super të zakonshme. “Candida (një lloj i zakonshëm i majave që mund të çojë në infeksione mykotike) është gjithmonë i pranishëm në trup në sasi të vogla,” shpjegon Dr. Draion. “Por kur aciditeti normal i vagjinës ose ekuilibri hormonal ndryshon, Candida mund të shumohet dhe të shkaktojë probleme.
Lëkurë e ndjeshme
Vagjina është delikate. Ajo reagon ndaj aromave dhe parfumeve duke u irrituar dhe shpeshherë sjell kruarje. Nëse kruajtja është kryesisht e jashtme, mund të jetë thjesht një qime e rritur nën lëkurë, ose një reagim ndaj një produkti vaginal me aromë.
Disa aktivitete, si xhirot me biçikletë apo veshjet e ngushta, mund ta irritojnë gjithashtu vagjinën dhe të shkaktojnë kruarje.
Vagjinoza bakteriale
Jo vetëm që depilimi dhe produktet me aromë mund të shkaktojnë acarim, por ato ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe infeksion. Këto gjëra do të vrasin bakteret tuaja të mira, duke lejuar kështu që bakteret e këqija të pushtojnë zonën. Bakteret më pas mund të shkaktojnë kruajtje, rrjedhje të lëngjeve vagjinale, urinim të dhimbshëm dhe madje edhe një erë jo të këndshme.
Gjendje të lëkurës
Ekzema, psoriaza, liken planus dhe sëmundje të tjera kronike të lëkurës mund të ndikojnë gjithashtu në lëkurën e vulvës tuaj. Nëse vëreni njolla të kuqe ose me luspa në lëkurë afër vagjinës, kontaktoni menjëherë mjekun – veçanërisht nëse tashmë keni një gjendje inflamatore të lëkurës në zona të tjera të trupit.
Stresi
Në përgjithësi, stresi i tepërt mund të ndikojë në trupin tuaj në një sërë mënyrash: dhimbje koke, shqetësime në stomak, tension të muskujve, etj. Edhe vagjina nuk është imune ndaj stresit. Stresi prish hormonet tuaja dhe një çekuilibër hormonal mund të shkaktojë kruajtje vagjinale.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme
Nëse jeni seksualisht aktiv, nuk mund të përjashtoni plotësisht mundësinë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, ose IST. Kruajtja vagjinale është një simptomë e infeksioneve të tilla si klamidia, herpesi gjenital, gonorreja dhe trikomoniaza.
Për të zvogëluar rrezikun e marrjes së një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, praktikoni gjithmonë seksin e sigurt, citon Anabel.
E rëndësishme: Për secilin prej rasteve të lartpërmendur, duhet të kontaktoni një mjek gjinekolog sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Charlotte nga ‘Sex and the City’ hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Pse partneri juaj ka qejf t’i shikojë femrat tjera?
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?
‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë