LAJMI I FUNDIT:

Blinken thotë se SHBA po ndan me Ukrainën të gjitha informacionet mbi incidentin raketor të Polonisë

Blinken thotë se SHBA po ndan me Ukrainën të gjitha informacionet mbi incidentin raketor të Polonisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se Shtetet e Bashkuara “po ndajnë informacionin që kemi” me Ukrainën, duke shtuar se të gjithë partnerët – SHBA, NATO, Polonia dhe Ukraina – kanë “një angazhim për të ndjekur faktet” në lidhje me Incident vdekjeprurës në Poloninë lindore.

“Ne kemi qenë në kontakt të rregullt me partnerët tanë ukrainas”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Bangkok duke shtuar se “Ne po ndajmë informacionin që kemi”.

Blinken përsëriti se hetimi është në vazhdim, por SHBA-ja “nuk ka parë asgjë deri më tani që të kundërshtojë vlerësimin paraprak të presidentit polak, Duda se kjo ka të ngjarë të ishte rezultat i raketës ukrainase të mbrojtjes ajrore që për fat të keq u ul në Poloni”.


Megjithatë, Blinken tha përsëri se “pa marrë parasysh detajet e sakta të këtij incidenti, Rusia është përgjegjëse për atë që ndodhi”, për shkak të breshërisë agresive të sulmeve raketore të Moskës dhe vazhdimit të luftës, raporton cnn.

Pavarësisht vlerësimeve fillestare polake dhe të NATO-s, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte argumentuar publikisht të martën dhe herët të mërkurën se raketa nuk ishte ukrainase.

Blinken tha të enjten se Zelensky “ka qenë në kontakt me vetë presidentin polak për të sqaruar faktet”.

Ndryshe, Ukraina po këmbëngul se raketa që ra në territorin polak nuk ishte lansuar prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori