LAJMI I FUNDIT:

Kante drejt transferimit në Serie A, Juventus dhe Inter tentojnë afrimin e francezit

Kante drejt transferimit në Serie A, Juventus dhe Inter tentojnë afrimin e francezit

E ardhmja e N’Golo Kantes vazhdon të jetë ende e paqartë, me francezin që është futur në vitin e fundit të kontratës.

Chelsea po tenton ta vazhdojë bashkëpunimin me yllin e mesfushës, por kërkesat e larta të Kantes dhe kontrata afatgjate kanë bërë që palët të mos gjejnë gjuhë të përbashkët.


Kante është duke kërkuar një kontratë tre vjeçare, derisa londinezët nuk i ofrojnë më shumë se deri në vitin 2025.

Sipas të gjitha gjasave reprezentuesi francez do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A.

Dy gjigantët italianë Juventusi dhe Interi janë gati të përfitojnë nga situata e francezit me Chelsean.

Kante pëlqehet shumë nga dy klubet e mëdha italiane, që në janar do të nisin nga puna për të siguruar një akord me agjentin e lojtarit, i cili mund të nisë një aventurë të re larg Anglisë, aty ku luan prej vitit 2015 fillimisht me Leicesterin e pastaj me Chelsean.

Në rast se Kante nuk nënshkruan marrëveshje të re deri në janar, atëherë Chelsea do ta nxjerr në shitje atë.

Londinezët pritet ta shesin yllin francez për 20 milionë euro në janar, pasi nuk duan ta humbasin me parametra zero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori