Nga: Haqif Mulliqi
Në një pjesë të “Ekstrakteve nga Kosova” të Foreign Office-it britanik, është mjaft interesante për ta pasqyruar brenda këtij shkrimi dhe një shkrim tjetër publicistik që haset në këtë dosje britanike, i shkruar nga Mark Temali, i cili, që në hyrje të këtij artikulli konstaton se nga të gjitha racat që erdhën në Gadishullin Ballkanik, kroatët kanë qenë të vetmit që kanë pasur qëndrim konstruktiv dhe miqësor ndaj nesh. “Shumë të tjerë janë përpjekur gjithmonë që gjërat t’i rregullojnë ashtu që t’u përshtaten interesave të tyre, ndërsa kroatët”, shkruan Temali, “kanë pasur edhe shkrimtarë të cilët e kanë studiuar çështjen shqiptare nga pikëpamjet tejet objektive”.
Marrëdhëniet mes dy racave, vazhdon tutje ky artikullshkrues, “në të kaluarën kanë qenë kryesisht të natyrës komerciale. Më vonë ato filluan të zhvillohen edhe nga aspekti intelektual me poetin Gjergj Fishta, i cili studioi në Kroaci. Gjatë historisë marrëdhëniet midis këtyre dy racave kanë qenë gjithmonë miqësore”, thotë autori duke shtuar se ekzistojnë edhe gjurmë të afërsisë mes këtyre dy racave, veçanërisht tek folklori kroat.
Bile, sipas këtij artikullshkruesi, del se kroatët e sotëm janë rezultat i kryqëzimit në mes të ilirëve të cilët më parë i kishin në posedim ato territore të kroatëve të cilët aty u vendosën shumë më vonë.
Një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, sipas Mark Temalit, si dhe për krijimin e një klime miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe kroatëve, ka dhënë në veçanti historiani dhe intelektuali kroat Millan Shufllaj i cili kishte studiuar historinë me Thallozin dhe Jeriçekun, dy studiues të tjerë të historisë së shqiptarëve.
Pas Thallozit si dhe pas kolapsit të Perandorisë Austro-hungareze, Shufllaj vazhdoi studimet e historisë shqiptare dhe në janar të vitit 1931 vizitoi vendin tonë. Fatkeqësisht karriera e tij u ndërpre me vrasjen brutale në Zagreb. Kështu, historia e hollësishme të cilën filloi ai mbeti e pambaruar. Çfarëdo që është kompletuar nga puna e tij është e përkthyer në shqip nga Karl Gurakuqi dhe Zef Fekeci. Vepra e tij ishte e pastër shkencërisht dhe me qëndrim objektiv, sa që edhe historianëve serbë u duhej të pajtoheshin me atë edhe pse ishte kundër tyre. Veprat e tija (“Serbët dhe shqiptarët” dhe “Qytetet dhe fshatrat shqiptare në Mesjetë”) përmbajnë argumente dhe fakte, të prezantuara shkencërisht, që tregojnë të kaluarën e racës sonë dhe të gjitha të arriturat e saj.
Këta dy popuj, shkruan Mark Temali, pra, kroatët dhe shqiptarët, kanë pasur në të kaluarën e edhe tashti kanë interesa të përbashkëta që i afrojnë dhe i mbajnë bashkë.
“Ne duhet vazhduar këto mundësi bashkëpunimi për të mirën e dy popujve në fjalë dhe për paqe në Ballkan”, përfundon në shkrimin e tij Mark Temali, shkrim ky pjesë e dosjes britanike për çështjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë ë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker