LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Zelenskyt: Rusia e ka shndërruar Evropën Lindore në një fushëbetejë të paparashikueshme

Këshilltari i Zelenskyt: Rusia e ka shndërruar Evropën Lindore në një fushëbetejë të paparashikueshme

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia është fajtore për të gjitha “incidentet me raketa”, pas fillimit të pushtimit të vendit të tij.

“Sipas meje, është e nevojshme të mbështetemi në logjikë. Lufta filloi dhe atë po e zhvillon Rusia. Ky vend në mënyrë masive po sulmon Ukrainën me raketa”, tha për Reuters, Mykhailo Podolyak, pasi që presidenti amerikan Joe Biden tha se raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë shkrepur nga Rusia, transmeton Telegrafi.

“Rusia e ka shndërruar lindjen e kontinentit të Evropës në fushëbetejë të paparashikuar. Qëllimi, rreziqet dhe eskalimi – të gjitha këto janë Rusia. Nuk mund të ketë shpjegim tjetër për çfarëdo incidenti me raketa”, shtoi Podolyak.


Ndryshe mbrëmë në territorin e Polonisë kanë rënë dy raketa, që sipas inteligjencës amerikane thuhej se ishin raketa ruse.

Në anën tjetër nga ky incident kanë humbur jetën dy persona, kurse kryeministri polak thirri takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Kalo në kategori