LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Nuk duhet të rriten kompetencat e Komisionit Anti-korrupsion, por kapacitetet

Ivanovska: Nuk duhet të rriten kompetencat e Komisionit Anti-korrupsion, por kapacitetet

Kryetarja e Komisioni Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska theksoi se si institucion nuk dëshirojnë ti rrisin kompetencat për të arrestuar ose të nis hetime.

Sipas saj, do të ishte mjaftueshëm nëse rriten kapacitetet e tyre në mënyrë që të veprojnë më shpejt dhe më mirë ndaj lëndëve që i kanë.


“Gjërat ndryshuan gjatë katër viteve të kaluara, jemi krenarë. Puna jonë u njoh edhe nga KE-ja dhe përmirësuam vlerësimin negativ me vlerësim pozitiv. Po në luftë nuk mund të jemi vetëm. Institucionet duhet të veprojnë, një zog nuk sjell pranverën. Sistemi funksionon kur funksionoknë të gjithë pjesët”, tha Ivanovska.

Ivanovska theksoi se janë organ parandalues dhe se nuk duhet të rriten kompetencat por kapacitetet e institucioneve.