LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e Mendes takohen me zyrtarët e Bayernit – pritet kalimi i portugezit në “Allianz Arena”

Ronaldo e Mendes takohen me zyrtarët e Bayernit – pritet kalimi i portugezit në “Allianz Arena”

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich teksa planifikon sërish një largim nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Në një intervistë me Piers Morgan, portugezi pohoi se ndihet i tradhtuar sepse trajneri i United, Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga “Old Trafford”.


Por, Sportsmail e kupton se Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, u takuan me Bayernin javën e kaluar pasi zyrtarë nga gjigantët e Bundesligës fluturuan në Angli për bisedime.

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich teksa planifikon një arratisje nga Man United

Agjenti e promovoi pesë herë fituesin e Topit të Artë te Bayern dhe një numër klubesh të tjera, duke përfshirë Chelsean, Sporting Lisbonën dhe Napolin gjatë verës në një përpjekje të dëshpëruar për të larguar klientin e tij yll nga United, dhe gjithashtu folën me Neëcastlen muajin e kaluar.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Khan, konfirmoi në korrik se ata kishin konsideruar një lëvizje për Ronaldon, por tha se ai nuk i përshtatej ‘filozofisë’ së klubit.

Shefi i Bayernit, Oliver Kahn (majtas) tha se Ronaldo nuk i përshtatej 'filozofisë' së klubit në korrik, por ata kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për shkak të shqetësimeve me disa nga sulmuesit e tyre aktual.

Gjermanët gjithashtu hezituan të paguajnë pagën e lojtarit prej 550,000 euro në javë, pasi i paguan Liverpoolit 40 milionë euro për Sadio Manen si zëvendësim për Robert Lewandowskin.

Sidoqoftë, Bayern ka ringjallur interesin e tyre mes shqetësimeve për gjendjen fizike të Manes dhe pasigurinë për të ardhmen e Eric Maxim Choupo-Moting. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori