LAJMI I FUNDIT:

Batatina me akuza të rënda për ndarjen e drejtësisë

Batatina me akuza të rënda për ndarjen e drejtësisë

Llapi është mposhtur në shtëpi nga Gjilani me rezultat minimal 0-1.

Vendasit erdhën në këtë sfidë pas fitores së madhe në udhëtim te Ballkani, por nuk arritën ta mposhtën Gjilanin që luftuan shumë për tre pikët.


Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit Visar Kastrati për ndarjen e drejtësisë.

“Ata që e kanë deleguar Visar Kastratin le të përgjigjen. Nuk është në rregull të anulohen tri penallti për vendësin. Na vjen keq për Gjilanin, por nuk mund ta mbajmë ne në këtë formë. Tri penallti nuk janë akorduar për Llapin dhe gjithçka ka shkuar në dëmin tonë. Këtë fitore ta marrë Visar Kastrati e jo Gjilani. Humbja është pjesë e futbollit, por jo t’ua humbësh në këtë formë djersën lojtarëve. Nëse nuk kanë qenë penallti, do ta lë krejt futbollin. Sot Kastrati ka qenë me direktiva”, ka thënë Batatina, i cili vazhdoi me akuza në drejtim të gjyqtarit Kastrati.

“E dinë shumë mirë që Visari nuk është dashur të delegohet për këtë ndeshje, ne do të vazhdojmë tutje, por me këtë arbitrim, nuk ecet tutje. Penalltia është penallti. Humbja është pjesë e lojës, por penalltitë të mos akordohen, nuk e di se çfarë duhet të ndryshoj ndonjë trajner. Ai ka ardhur me qëllime të caktuara. Urime Visarit për tre pikët. Nuk e di cili është problemi i tij me Llapin, pasi sikur të akordoheshin penalltitë do të ishte gjithçka në favorin tonë. Na ka dëmtuar rëndë Visari”, ka thënë Batatina.

Më ketë fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Llapi i shtati me 19 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori