LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Sa më shumë që shtyhet njohja Kosovë-Serbi, aq më shumë Vuçiq do të destabilizojë rajonin

Bugajski: Sa më shumë që shtyhet njohja Kosovë-Serbi, aq më shumë Vuçiq do të destabilizojë rajonin

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka kërkuar që BE-ja dhe SHBA-ja të mos e shtyjnë qështjen e njohjes së ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një koment të bërë në postimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, tha se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiq aq më shumë do ta destabilizojë rajonin.

“Ne pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzimin” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes së ndërsjellë Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do të destabilizojë rajonin”, ka shkruar Bugajski.


Ndryshe ambasadori gjerman, Rohde tha se është absurde një konfrontim për targat, ndërsa Rusia po zhvillon luftë brutale kundër Ukrainës.

“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi ambasadori gjerman. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori