LAJMI I FUNDIT:

Një burrë nga Illinois vendosi 509 “litarë në qafë” për të thyer rekordin botëror

Një burrë nga Illinois vendosi 509 “litarë në qafë” për të thyer rekordin botëror

Një burrë nga Illinois, i cili ka shumë rekorde botërore Guinness, shtoi edhe një tjetër titull kur “vendosi në qafë 509 litarë” në të njëjtën kohë.

Salacnib “Sonny” Molina, banor i Woodstock-ut , një infermier kirurgjikal me 20 vjet përvojë, arriti rekordin për shumicën e “litarëve” të vendosur në qafë në të njëjtën kohë në nderim të sistemit të kujdesit shëndetësor që e punëson atë, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Molina vendosi 509 litarë, duke thyer me sukses rekordin.


Thyerja e këtij rekordi gjithashtu mblodhi para për grupin jofitimprurës Soles4Souls.

Rekordet e mëparshme të Molinës përfshijnë përfundimin e më së shumti ultra maratonave në një muaj nga një mashkull, distancën më të largët duke ecur zbathur mbi lodrat Lego dhe koleksionin më të madh të qeskave me kripë dhe piper. /Telegrafi/