LAJMI I FUNDIT:

Çfarë përfaqëson ylli me pesë cepa?

Çfarë përfaqëson ylli me pesë cepa?

Ylli me pesë cepa bën pjesë në hierarkinë e shumë simboleve shkollave mistike kudo në botë. Ai simbolizon esencën e materies; është materia e sintetizuar me pesë elementët e saj. Sipas okultizmit, por edhe filozofisë antike, materia nuk është diçka e kundërt me shpirtin; ajo është pjesa pasive e një uniteti të madh ku shpirti është pjesa aktive. Ky unitet quhet Absolutja. Ndarja e materies nga shpirti, si të kundërta, ka krijuar patologjinë më të madhe në kulturën njerëzore. Ky devijim i madh ka prodhuar gjithmonë mendimtarë materialistë që proklamojnë materializmin për mos ekzistencën e Zotit dhe idealizmin fetar për mohimin e materies.

Pra: toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon kuintesencën. Në këtë shkrirje të pesë elementëve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtëroren, fillon ajo që quhet njerëzore. Këtu fillon dimensioni njeri. Duke i skematizuar këto elementë në pesë segmente të vendosura sipas një rendi të caktuar, formohet ylli me pesë cepa, por po me ato segmente të vendosur ndryshe formohet pentagoni, kurse të vendosur në mënyrë horizontale, të pandërprerë në kohë, krijojnë pentagramin.


Simbolet janë ndërtuar nga të diturit, por janë simbolet ato që pastaj kanë modeluar njeriun. Ato janë shprehje e madhështisë njerëzore për të kuptuar universin, por janë ato që kanë shkaktuar ndotjen më të madhe në shpirtin e njeriut dhe krimet më të mëdha në ndërgjegjen e tij.

Simboli është i pari raport njohës që njeriu krijoi me jetën, i pari element, i pari realitet i tij pas mëkatit fillestar, mollës së ndaluar, e para dije madhështore kozmike që do ta helmonte atë. Ylli me pesë cepa, si një nga simbolet më mitike të shekullit të kaluar, është pjesë e kafshatës së parë në mollën e Adamit, është aq i hershëm sa njeriu sipër tokës, është fantazma e edhe realiteti i njeriut që në fillesat e tij.

Simbolet dhe ylli me pesë cepa vijnë nga thellësia e historisë njerëzore e krijuar me vetëdije nga shkenca antike si veprues në psikikën e masave që kur shfaqen qytetërimet e para.

Ylli me pesë cepa ndodhet në Egjiptin e lashtë ku eterikja me pesë degë ishte simbolizuar nga një prej hieroglifeve më të rëndësishme: Sba në formë ylli, e lidhur ngushtësisht me vdekjen dhe e vendosur mbi varre. Muret e brendshme në nekropolin e Tetit janë të mbushura me këtë simbol. Kristianizmi në origjinën e tij e humanizoi nëse mund të thuhet kështu, hieroglifin Sba. Në katakombet romane ku organizoheshin ceremonitë mortore e konsumohej dreka rituale, i vdekuri përfigurohej ekzaktësisht me pesë segmente në formën e yllit me pesë cepa. Për këtë arsye në shumë tekste të shenjta lexohet që të vdekurit bëhen yje, kuptimi okult i së cilës ndodhet në faktin e thjeshtë se me vdekjen elementët shpërbëhen, pra vdekja është vetëm lirimi i elementëve tokësorë nga shpirtërorja, shpërbërje e simbolizuar nga ylli.

Simbolet janë përdorur gjithmonë nga diktaturat në dominimin e shkatërrimit të territorit psiko- kozmik të kundërshtarit, si pjesë e realitetit, sado fantastiko-shkencore t’i duket kjo dikujt.

Po komunistët e njihnin këtë sekret antik?

Një gjë është e sigurt: ata e përdorën për disa dekada, dekada që dëshmojnë për efektin shkatërrues edhe të simbolit yll me pesë cepa; ai ndau njeriun nga natyra e tij, vuri materien kundër tij, shkatërroi nëpërmjet yllit energjitë shpirtërore. Mbi yllin u vendos çdo vlerë, por vuajtjen më të madhe nuk e pati egoizmi i vogël njerëzor, se ai vuan njëlloj në çdo sistem, por vuajtjen e pati vlera shpirtërore.

Po kështu, në Lindjen e Largët, në Kinë, informacioni i parë i shkruar mbi pesë gjendjet e materies në formë ylli me pesë cepa i takon periudhës midis shekullit X dhe V para Krishtit dhe vazhdon të mësohet në shkollat tradicionale të mjekësisë kineze e në artet marciale edhe sot.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në ikonografinë e lindjes së Krishtit, është prezent në lindjen e tij, tregon misterin e mishërimit, e lidhjes së shpirtit me tokën.

Përse duhet të preokupohemi sot, në kohën e kompiuterit e të ultraelektronikës, për këto fantazma të së kaluarës ose besime supersticioze?

Ftesa jonë për rishikimin e kodeve të fshehura në shumë simbole, në rastin konkret të yllit me pesë cepa, nuk është intelektuale, nuk është çështje thjesht kulturore, që me pak fjalë do të thotë që t’i shtojmë diçka më tepër asaj që dimë. Spostimi i vëmendjes në kuptimin e trukut të përdorur për manipulimin e vetëdijes nëpërmjet simboleve është jetik për një shoqëri që do të rinovohet, për shoqërinë vitale të së ardhmes, pasi një e ardhme me të paditur është një e ardhme e dështuar. /Mihallaq Xhavo/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Kalo në kategori