LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është therur me mjetë të mprehtë (thikë) të premten rreth orës 13:30 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës  13 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/