LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Po ndihemi të kërcënuar nga Serbia

Konjufca: Po ndihemi të kërcënuar nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia dhe sipas tij nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.

Konjufca këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e rekrutimit të kadetëve të FSK-së.

Ai tha se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por siç tha ai ndihet e kërcënuar nga Serbia.


“Jemi plotësisht të vetëdijshëm si popull se gjithçka që arritëm e bëmë së bashku me miqtë tonë ndërkombëtarë. Orientimi ynë është i qartë. Duam të jemi pjesë e NATO-s, Aleancës më të fuqishme të botës që i përfshin shtetet demokratike.

Nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike. Por ndihemi të kërcënuar nga Serbia.

Paqja jonë po rrezikohet nga agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropian pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori