LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Macronin, Vuçiq dukshëm nervoz: Sipas të gjitha gjasave nuk do të takohem me Kurtin

Pas takimit me Macronin, Vuçiq dukshëm nervoz: Sipas të gjitha gjasave nuk do të takohem me Kurtin
Aleksandar Vuçiq, Emanuel Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, është parë të jetë nervoz teksa ka folur para gazetarëve. Ai ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq foli për seriozitetin e qasjes për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, por edhe për frustrimin e njerëzve që jetojnë në një atmosferë, sipas tij, ku nuk është arritur asgjë për 10 vjet.


“Macron është presidenti i Francës, vendi i dytë më i madh në Evropë, dhe unë jam presidenti i një vendi të vogël, por krenar. Njihemi prej kohësh, besoj se ka ende shumë për të bërë. Do të ketë ende shumë detaje, por sot nuk është dita për të gjitha”, tha ai.

Siç shkruan “Nova.rs” Vuçiq praktikisht gjatë gjithë kohës ishte dukshëm nervoz derisa iu drejtua publikut.

Ai ngriti zërin në disa raste, gjë që tregon se detajet e bisedës nuk ishin tërësisht pozitive.

Vuçiq ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet me Kurtin.

“Serbët e thanë qartë se cilat janë kërkesat tona. Unë kurrë nuk jam optimist, kam pasur një takim të mirë, nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe, e kam fjalën për Francën. Ndërsa, kur është fjala për Prishtinën, nuk jam optimist. Sot e solla dokumentin për targat dhe ia tregova Macronit. Ata [pala kosovare] nuk duan ta japin, sepse e larguan në mënyrë të njëanshme në vitin 2020. Unë po kërkoj vetëm atë çfarë shkruan”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton deklaratën e kryetarit të Lëvizjes “Zemra” të Zdravko Ponosh, se ai e ka ngritur gatishmërinë luftarake më shumë se Tito, ai ka deklaruar se është “medicinale”.

“Ngritja e gatishmërisë luftarake është e dobishme, pothuajse medicinale. Për ngritjen e gatishmërisë luftarake folën ata që kanë shkrirë tanket”, tha ai.

“Nuk kam nevojë që dikush të më shpjegojë se si kam rrezikuar këtë apo atë, kurse tani ju duket ftohtë këtu në Paris. Na lejoni ta drejtojmë vendin me përgjegjësi, ne jemi një vend i lirë. Ne po luftojmë për pavarësinë e Serbisë dhe respektimin e qëndrimit”, tha Vuçiq, e më pas foli për disa vendime që mund të vijnë së shpejti.

“Do të dal para popullit ta them, nëse më duhet ta them. Tani po shkoj të punoj”, ka përfunduar Vuçiq.

Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë udhëtuar drejt Francës, në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Me 11 nëntor, me Kurtin dhe Vuçiqin në Paris, në takime të ndara, pritet të takohet edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori