Zhvillimet e fundit në veri të vendit, rrjedhimisht situata në veri pas largimit të Listës serbe nga institucionet e Kosovës si dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të komunitetit serb ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zhvillojë një sërë takimesh.
Kurti të hënën takoi përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, e për këtë, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka treguar se gjatë këtij takimi ata kërkuan siguri si dhe ruajtjen e qetësisë për qytetarët në veri të vendit.
Ai po ashtu potencoi se zhvillimet e fundit janë duke e çuar Kosovën drejt një zgjidhje finale për veriun e saj.
“Këto ngjarje janë me film të përshpejtuar, politikanëve ju ka hije të bëjnë dhe gjëra të pahijshme pasi janë lojëra politike, por e dhimbshme në këtë tregim është se janë të ndara pushtetet dhe afektojnë në jetën e qytetarëve, çështja e sigurisë, ajo e drejtësisë por edhe çështja e shërbyesve civilë. Besoj që janë afër dhe këto janë shenja apo ogure të mira që jemi afër zgjidhjes finale, kemi ndjenjë që janë lëvizjet e fundit para zgjidhjes finale. Nuk ka alternativ tjetër, kjo do të vijë me apo pa dëshirën tonë. Fati i popullit të Kosovës është nën fatkeqësinë e Ukrainës, pasi Evropa është në luftë dhe definitivisht nuk i duhet Evropës një regjion i trazuar dhe nuk i duhet Evropës një Ballkan i rebeluar dhe i cili prodhon jo stabilitet”, tha zëvendëskryesuesi i Kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës.
Sadiku po ashtu tha se nga kryeministri Kurti kanë kërkuar që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e qeverisë.
“Në takim ne kërkuam që të ruajmë qetësinë dhe me na e ruajt familjen, sepse atje jetojnë njerëz. Kërkuam që eventualisht të kemi komunikim me institucionet e qeverisë. Prezent ka qenë dhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi”, ka thënë Sadiku.
Siç u shpreh Sadiku edhe për qeverinë, por dhe për ta rrethanat e krijuara janë të reja, ndërkaq nga situata e krijuar ata nuk duan të kenë pasoja në njerëz e as tek fëmijët.
Ai tha se nga situata e krijuar ka shenja që veriu i vendit të kaloj në bllokadë.
“Këto çështje që janë të komunës dhe të kryeministrisë, na u premtua që do të kemi përkrahjen e tyre. Edhe për qeverinë është një rrethanë e re, për ne po se po. Do t’i kalojmë këto rrethana, por në fund të ditës mos të ketë pasoja tek njerëzit e thjeshtë, pasi fëmijët s’janë fajtorë. Kryeministri i ka ofru të gjithë qytetarëve siguri në këto momente. Ka shenja që po kalojmë në bllokadë, por që jeta të vazhdojë, edhe pse jo me normalitet pasi jemi të vetëdijshëm në rrethanat që janë krijuar, por mos të afektoj në ndonjë telashe dhe të ju krijojnë telashe qytetarëve”, tha ai.
Sadiku gjithashtu potencoi se përfaqësuesit e komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit kërkuan që institucionet vendore të ua bëjnë zgjidhjen edhe të ujit.
“Komuna e Zveçanit kishin telashe me ujë dhe Komuna e Leposaviqit me një pompë, realisht dy pompa të ujësjellësit me i pas dhe në prezencë tonën i thirri ministrat që i kanë nën përgjegjësi që të fillojnë të ndihmojnë…”.
Sadiku theksoi se jeta në veri të vendit është duke u zhvilluar në normalitet.
“Jemi mësuar me skena të palakmueshme, jemi jo komodë, por shumë larg dhe më mirë jemi se sa me sirenat, alarmet…E pamë një miting të fundit që nuk pati provokime. Edhe në komunën veriore ku jetoj unë, ka lëvizje të studentëve, të fëmijëve ditën – mbrëmje, kështu që nuk vërehet kjo”.
Ai po ashtu tregoi se në komunën veriore të Mitrovicës janë paraqitur disa probleme me dorëheqjet e fundit të komunitetit serb.
“Komuna veriore e Mitrovicës ka një specifikë, pasi ka zyrtarë civilë të komuniteteve të ndryshme, drejtoritë vitale janë duke funksionu, qytetarët mund të pajisen me dokumente, mund të pajisen me letrat e gjendjes civile, certifikata të lindjes, kurorëzimet e çka do që ju duhen qytetarëve, por sa kam njohuri, disa drejtori veç kanë filluar të japin dorëheqje. Telashe ka pas tek kadastri”, u shpreh ai.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës po ashtu tregoi dhe një rast të një qytetareje, së cilës i kishte skaduar afati i ndihmës sociale, prej 70 euro.
“Është e dhimbshme sepse komuna e menaxhon edhe Entin për Punë Sociale. Dhe një qytetare Igballe Sylejmani, u bë temë pasi e ka pas ditën kur është dashur të vazhdojë ndihmën sociale prej 70 euro, për ilaçe. Ajo shprehu brengën, dhe ishte e frikësuar që nuk do të mund ta merr ndihmën sociale e cila është jetike për të. Tentuam që këtë si brengë të parë dhe në takim me kryeministrin që disa gjëra të cilat janë jetike, në këtë mish-mash mos të ndikojnë në jetën e tyre. U fol kjo dhe nga përfaqësuesi i Zubin Potokut, ata me përvojë më të hershme se sa ne të tjerët që duhet të kenë kujdes tek listat, sidomos tek pjesa e popullatës që është më e ndjeshme për rastet sociale, por shpresoj që përtej kësaj do të gjenden mënyrë,e jo të ju ndalen këto ndihma, por tash jemi gati që të mblidhemi e të ju jepen këto ndihma. Edhe në rrethana normale ndihmat sociale janë të vogla, por shpresoj që këto rrethana nuk do të afektojnë në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ndër të tjera, zëvendëskryesuesi i Kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës, Skender Sadiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A