LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku raporton në parti për takimin me Kurtin: Zgjidhja e vetme koordinimi me aleatët

Abdixhiku raporton në parti për takimin me Kurtin: Zgjidhja e vetme koordinimi me aleatët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë për të raportuar në lidhje me takimin e së martën me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë kësaj mbledhjeje ka ripërsëritur nevojën për koordinim të ngushtë me aleatët tanë.

Në lidhje me këtë mbledhje të kryesisë, LDK njoftoi se si parti mbështesin ushtrimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit si dhe koordinimin e plotë me aleatët ShBA-të dhe BE-në.

“LDK beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale; Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit e që mund të ketë pasoja të pariparueshme; ndërsa institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës”, thonë në njoftimin e LDK për takimin.


Pas takimit që pati mëngjesin e së martës me kryeministrin Kurti, kreu i LDK, tha se nuk kanë parë ndonjë plan konkret të qeverisë për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në veri të vendit. Sipas tij, nga Kurti nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Abidixhiku deklaroi se qeveria do të ketë mbështetjen e kësaj partie për aq kohë sa bënë një koordinim të plotë me partnerët kryesor ndërkombëtar dhe derisa ka plan konkret për çështjen e sigurisë në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori