LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të falsifikimit të parasë raportohen në 24 orët e fundit

Katër raste të falsifikimit të parasë raportohen në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Katër raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, në tri nga këto raste kartëmonedha që dyshohet të jetë e falsifikuar është 100 euro.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, ku një person, zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.


Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku zyrtari i një banke ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa, në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, zyrtarja e një bankë ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Të tria kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rastet janë duke u hetuar.

Një rast tjetër i falsifikimit të parasë është raportuar në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku një person është arrestuar pasi ka tentuar të bëjë një pagesë në një lokal me dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Raporti i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Adem Jashari, Viti 14.10.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 07.11.2022-14:02. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i një banke ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e  falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Eliot Engel, Pejë 03.11.2022 – 15:30. Anketuesja femër kosovare zyrtare e bankës  ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro e  cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 07.11.2022 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar të bëjë një pagesë, në lokalin e ankuesit mashkull  kosovar me dy kartëmonedha nga 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori