Salihamidzic thotë se është vështirë ndaj PSG-së, tregon edhe favoritin e tij për ta fituar Ligën e Evropës
Bayern Munich – Juventus është një nga përballjet më të zjarrta që do të luhen në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Dy gjigantët evropianë janë ndër favoritët për ta fituar këtë garë dhe njëra nga to do të eliminohet në fazën e parë të eliminimit direkt.
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka folur për shortin, duke e cilësuar si shumë të vështirë.
“Short i veçantë, të luash ndaj PSG-së është gjithmonë e vështirë. Do të luajmë për t’u kualifikuar si gjithmonë, të shohim se çfarë do të prodhojë fusha e lojës”, tha Salihamidzic.
Tutje boshnjaku foli edhe për Juventusin të cilën e sheh si favoritin kryesor për ta fituar Ligën e Evropës.
“Më vjen keq që u eliminua Juventusi, pasi kam luajtur me këtë ekip. Mendoj se bardhezinjtë mund të fitojnë Ligën e Evropës”, tha Salihamidzic.
Krejt në fund drejtori sportiv i bavarezëve foli edhe për portierët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, duke thënë se Neuer do të jetë edhe dy apo tre vite.
“Manuel Neuer do të luajë edhe për dy ose tre vite dhe Sven Ulreich do të jetë pjesë e ekipit tonë. Nubel nuk do të kthehet në vitin 2023, kemi folur me të. Vjen një moment që do duhet të merren vendime“, deklaroi drejtuesi i Bayernit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Duam grupet e Ligës së Evropës” – presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi rrit pretendimet pasi fitoi dy trofe
Malisheva do të luajë në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit
Ballkani me kurorë të dyfishtë, fiton me penallti Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251