LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon themelimin e Asociacionit, thotë se tensionet mes Kosovës e Serbisë mund të kenë pasoja edhe në rajon

BE kërkon themelimin e Asociacionit, thotë se tensionet mes Kosovës e Serbisë mund të kenë pasoja edhe në rajon

Bashkimi Evropian edhe njëherë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ në tërë rajonin.


“Prioriteti kryesor tani është depërshkallëzimi i situatës në teren. Ditët e fundit kemi parë  rrezikun e një përshkallëzim më të madh të situatës, gjë që është duke i vënë në rrezik përpjekjet shumë vjeçare dhe të arriturat deri më tash. Kjo mund të ketë pasoja jo vetëm në Kosovë e Serbi por në gjithë rajonin. U bëjëm thirrje të dyja palëve që jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të gjejnë zgjidhje evropiane” tha Stano.

Lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Stano tha se Kosova e ka për obligim ta bëjë një gjë të tillë.

“Është obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të krijojë ose të ndërmarrë hapa për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës dhe mospërmbushja e vazhdueshme jo vetëm që cenon parimin e sundimit të ligjit, por dëmton edhe reputacionin dhe besueshmërinë e Kosovës”, tha Stano në konferencën për media.

Ai shtoi se për këtë çështje, Borrel gjatë fundjavës ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“BE-ja dëshiron t’i afrojë Kosovën dhe Serbinë drejt një zgjidhjeje evropiane, t’i ulin tensionet dhe që sa më shpejt të përfshihen në dialog, sepse kjo është e vetmja rrugëdalje nga eskalimi momental. Kjo është rruga që çon deri te perspektiva evropiane për të dy partnerët”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori