LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, ish-zyrtari policor nga Mitrovica kërkon të rikthehet sërish në Policinë e Kosovës

Situata në veri, ish-zyrtari policor nga Mitrovica kërkon të rikthehet sërish në Policinë e Kosovës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, edhe zyrtarisht kanë dorëzuar dje dorëheqjet në stacionet policore në veri.

Si rezultat i kësaj situate të krijuar, shumë ish-policë që për arsye të ndryshme lanë këtë profesion, po lajmërohen vullnetarisht që të rikthehen në uniformën e shtetit.

Në mesin e tyre është edhe Isuf Brahimi, ish-zyrat policor nga Mitrovica.


Brahimi përmes një postimi në Facebook i ka bërë ftesë publike presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti që të mundësojnë kthimin e tij në Policinë e Kosovës.

“Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet  gjegjësisht në Policinë e Kosovës nga zyrtarët serb të cilët bojkotuan punën, kërkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policinë e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!”, ka shkruar Brahimi.

Kujtojmë se të shtunën më 5 nëntor, Lista Serbe ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Ndërkaq të dielën më 6 nëntor, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e katër komunave veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori