LAJMI I FUNDIT:

Daja i kënaqur me një pikë të fituar në udhëtim te Drita

Daja i kënaqur me një pikë të fituar në udhëtim te Drita

Drita dhe Ballkani kanë luajtur baras në derbin e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë me rezultat 2-2.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë me raste të shumta shënimi, por që në fund nuk solli fitues.

Besnik Krasniqi dhe Marko Simonovski realizuan për vendasit, derisa Albin Berisha dhe Albion Rrahmani ishin shënuesit e golave për mysafirët.


Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mbetur i kënaqur me pikën e fituar nga udhëtimi në Gjilan, duke folur edhe për mungesat që kishte.

“Kishim shumë mungesa dhe disa kishim frikë t’i aktivizonim për shkak të ndeshjeve të forta ku vetëm të premten u kthyem për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Dritës”.

“Me gjithë këto probleme dhe duke luajtur me Dritën që është liderë, është një rezultat pozitiv, pasi ruajmë distancën në katër pikë dhe duke llogaritur që kemi ndeshje ende në dispozicion që nuk i kemi kryer”.

“Kemi qenë dy herë në disavantazh dhe përgëzoj lojtarët për karakterin dhe personalitetin që kanë. Besoj se karakteri dhe personaliteti i tyre tregon se mund të bëjnë gjëra të pamundura”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Drita vazhdon në krye të tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë me tre ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kalo në kategori