LAJMI I FUNDIT:

Halitjaha: Pyetjet e prokurorëve kanë qenë për luftën e UÇK-së

Halitjaha: Pyetjet e prokurorëve kanë qenë për luftën e UÇK-së

Ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, që sapo është kthyer nga Haga, ku ka dëshmuar në Gjykatën Speciale, ka treguar se pyetjet e prokurorëve kanë qenë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Halitjaha ka treguar më shumë detaje për pyetjet që i janë drejtuar atij.

“Ka pasur pyetje të ndryshme, nuk mundem të hyj, e kam edhe CD me vete, nëse do të kisha të drejtën nga prokuroria, do t’jua jepja CD-në dhe do të kishte me qenë më e qartë për opinionin. Ka pasur edhe të tilla pyetje që çfarë, si i njohim ata, a kemi folur, apo çfarë kemi bërë”, ka thënë Halitjaha, për Klan Kosova.


Halitjaha theksoi se pyetjet kryesisht kanë qenë për nivelin e zonës operative ku ai ka qenë zëvendëskomandant.

“Për të gjitha kanë pyetur. Kanë pyetur kryesisht për luftën e UÇK-së dhe kryesisht për nivelin e zonës. Unë nuk jam i thirrur, nuk kam të drejtë të shpërfaqi nivelin e tyre apo detyrat çfarë kanë pasur ata në luftë, apo të bërat apo të pabërat”.

Ai ka thënë se nuk ka pranuar të ketë avokat, sepse siç u shpreh ai, janë të përzgjedhur.

“Të them të drejtën, e para është që avokatët ata i kanë të përzgjedhur. Avokati nuk është i përzgjedhuri im. E dyta, ndikimi i avokatëve deri më tani ka qenë për mua negative, duke u thënë të tjerëve ‘mbylleni gojën, mos thoni gjë’, por pse, duhet ta themi të vërtetën, ne me krenari, me vetëdije e kemi bërë luftën”.

“Ajo që e kemi bërë ne luftën, nuk na akuzon askush, pse nuk akuzohet Zelensky. Është e njëjta gjë sikur pas luftës në Ukrainë ta mbyllin Zelenskyn me stafin e tij, sikurse e kanë mbyllur Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët. Ne kemi qenë me të drejtë tonë, pse duhet t’i heshtim gjëra, ta themi të vërtetën dhe të ecim përpara, në procedura se kanë ndihmuar fare avokatët”, u shpreh tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Lajme
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Lajme
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Kalo në kategori