Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel di Bella, kanë prezantuar deklaratën përmbyllëse të misionit të FMN-së në kuadër të Artikullit IV.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK ka vazhduar të jetë e angazhuar në realizimin e detyrave të saj në mbajtjen dhe ruajtjen e një sistemi financiar stabil dhe vazhdimisht në rritje.
Ai ka thënë se sistemi financiar në Kosovë, ka vazhduar të jetë likuid dhe mirë i kapitalizuar ku në të gjithë indikatorët, ka shënuar rritje dyshifrore, duke qenë një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Gjithsej mjetet e sistemit financiar në vend, më 31 gusht 2022, kanë arritur vlerën e përgjithshme prej 9.3 miliardë euro. Ndërsa, mjetet e sektorit bankar kanë vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë vitit 2022, duke arritur vlerën rreth 6.4 miliardë euro në muajin gusht 2022, e cila paraqet një rritje vjetore prej 11.1 përqind. Në gusht 2022, vlera e përgjithshme e depozitave është në vlerë prej 5.2 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.8 përqind, derisa rritja e depozitave ka vazhduar edhe gjatë muajit shtator, me një prej 12.7 përqind. Sektori bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm duke rritur aktivitetin kredidhënës dhe duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kreditimin e ekonomisë së vendit edhe gjatë këtij viti. Vlera e portofolit kreditor të sektorit bankar në fund të gushtit 2022 ishte në shumë prej 4.2 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 18.6 përqind, derisa norma mesatare e interesit për kredi ishte 6.0 përqind”, ka deklaruar Guvernatori, transmeton Telegrafi.
Tutje, Guvernatori Mehmeti ka thënë se kreditë joperformuese kanë vazhduar me trendin rënës dhe sot norma e kredive joperformuese është në nivelin prej 2.1%, që është tregues dukshëm më i mirë krahasuar me vendet e regjionit apo edhe më gjerë.
Gjithashtu, sektori bankar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar dhe likuid, ku treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar shënon 16.1 përqind, që është dukshëm mbi kërkesat rregullatore prej 12 përqind, ndërsa treguesi i likuiditetit është 35.7 për qind, ngjashëm, më lartë se kërkesa rregullatore prej 25 përqind.
Para mediave, Guvernatori ka folur edhe për sektorin e sigurimeve, i cili ka pasur rezultate pozitive.
Guvernatori Mehmeti ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel di Bella, ka thënë se sektori financiar ka përballuar tronditjet që goditën ekonominë dhe një nga faktorët që kanë ndikuar, kanë qenë edhe politikat e ndjekura nga BQK-ja.
Di Bella ka shtuar se pavarësia e BQK-së është gurë themeli bazë i politikave ekonomike të Kosovës.
Në deklaratën përmbyllëse të Misionit, në kuadër të Nenit IV për vitin 2022, është kërkuar që BQK të vazhdoj të forcojë monitorimin e kreditimit dhe likuiditetit të bankave dhe ruajtja e dinamikës së mirë të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar 2019 (FSSR).
FMN pret që BPV-ja reale të shënojë rritje prej 3-4 për qind në vitin 2023 dhe inflacioni gradualisht të lehtësohet, por këto parashikime në thelb varen nga çmimet ndërkombëtare të mallrave, përfshirë energjinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker