Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, disa ditë para fillimit të Kampionatit Botëror.
Grumbullimi i Dardanëve do të filloj më 14 nëntor, derisa sfidat do të jenë ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.
Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, derisa e para ndaj Armenisë luhet më 16 nëntor, derisa ajo e dyta me Ishujt Faroe tre ditë më vonë.
Por në këtë grumbullim pritet të ketë shumë risi në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Alain Giresse.
Trajneri francez nga e hëna deri në të mërkurën ka telefonuar yjet kryesorë të Kosovës për t’i treguar se nuk do t’i grumbullojë për këto dy miqësore.
Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht se Giresse ka telefonuar dhjetëra futbollistë që kanë bartur barrën kryesore në ndeshjet e fundit për t’i konfirmuar se do t’i lë pushim për këto dy sfida, pasi qëllimi i tij është t’iu jap rast futbollistëve që kanë luajtur më pak dhe do të ketë emra të rinj në listë.
Kapiteni i Dardanëve, Amir Rrahmani nuk do të grumbullohet shkaku i lëndimit, derisa bashkë me të nuk pritet t’i bashkohen Kosovës në këtë grumbullim as futbollistët kryesorë si Muriqi, Hadergjonaj, Vojvoda, Rashani, Celina, Rashica, Dresevic, Aliti, Bytyqi, Muslija, Zeneli e të tjerë.
Telegrafi ka marrë vesh se në këtë grumbullim do të ketë disa emra të rinj te Përfaqësuesja e Kosovës, futbollistë që nuk janë ftuar kohëve të fundit apo emra që do t’i bashkohen për herë të parë Dardanëve.
Pritet që nga Giresse të ketë edhe ftesa për lojtarët nga Superliga e Kosovës ku së fundmi ishin grumbulluar Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu e Ilir Krasniqi.
Kësaj treshe pritet t’i bashkohet edhe Armend Thaqi e futbollistë të tjerë nga skuadrat e Superligës së Kosovës.
Gjithashtu në listë pritet të jenë edhe dy ish-futbollistët e Ballkanit që tani po luajnë me plot sukses në Evropë si Jetmir Topalli që po shkëlqen në Superligën e Turqisë me Istanbulspor apo Arbër Hoxha në atë të Kroacisë me Slaven Belupo e Mirlind Daku që është top shënues në Slloveni me Muran.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse pritet që ta publikojë listën me futbollistët e ftuar për këto dy takime në ditët e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos