LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime me lëndë plasëse në Fushë-Krujë dhe Lushnje

Shpërthime me lëndë plasëse në Fushë-Krujë dhe Lushnje

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Fushë-Krujë dhe Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, në lagjen “Magaze” të Fushë-Krujës, lënda plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.


Ndërsa, në Lushnje, shpërthimi ndodhi në lagjen “18 Tetori”, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Euronews Albania/