LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Fitorja jonë e shton presionin te Real Madridi

Xavi: Fitorja jonë e shton presionin te Real Madridi

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Valencia me rezultat minimal 0-1.

Në fakt katalunasit golin e vetëm në këtë ndeshje e gjetën në minutën e 93-të falë një goli të sulmuesit polak Robert Lewandowski.

I lumtur me fitoren e arritur ka mbetur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez duke thënë se ishte një përgjigje pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.


“Arritëm një fitore shumë të rëndësishme, skuadra nuk rreshti kurrë së besuari në të. Ankthi nuk mungoi në lojën tonë, pasi ndikoi eliminimi nga Liga e Kampionëve. Ajo çfarë ndodhi të mërkurën ishte e rëndë, na goditi”, tha fillimisht Xavi.

“Djemtë kishin ankth, pasi gabuam shumë në momentet vendimtare. Skuadra ka punuar shumë mirë dhe kjo fitore ka një rëndësi të madhe. U shpërblyem në minutat shtesë, edhe pse e meritonim golin më përpara”.

Tutje trajneri katalunas ka thënë se me këtë fitore shtojë presionin mbi Real Madridin, pasi tani janë me pikë të barabarta dhe Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Këto tri pikë na mbushim me besim, do ulemi të flemë si kryesues, një gjë e tillë shton presionin te Reali i Madridit. Na presin edhe tri ndeshje deri në ndërprerje: dy në kampionat dhe një në Champions. Duam të marrim maksimumin”, deklaroi Xavi.

Real Madridi sot me fillim nga ora 16:15 takohet me Gironan në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Zyrtare: Mario Mitaj, lojtar i ri i Al-Ittihad

Zyrtare: Mario Mitaj, lojtar i ri i Al-Ittihad

Ligat tjera
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori