LAJMI I FUNDIT:

Daja: Gjyqtari na e mohoi një penallti, mund të shesim disa lojtarë

Daja: Gjyqtari na e mohoi një penallti, mund të shesim disa lojtarë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja,  ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-0, duke ia lënë fajin gjyqtarit për mohimin e një penalltie.

Ai ka folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, ku tha se penalltia ishte e dukshme.

Më tej trajneri theksoi se ka oferta nga jashtë për lojtarët, ndërsa shtoi se pavarësisht dëshirës së tij nuk mund t’i mbajë të gjithë lojtarët që ka.


“Mendoj që ishte një penallti e pastër e pa dhënë dhe një e diskutueshme. Jo se ul meritat e kundërshtarit, pasi kishim ekipin më të fortë të grupit. Me këtë intensitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë”, deklaroi fillimisht ai.

Pastaj Daja u ndal te dëmtimi i Ermal Krasniqit, që iu desh ta linte ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë.

“Shpresoj të mos ketë gjë të rëndë pasi është shumë i rëndësishëm për sulmin tonë. Dalja e Ermalit na i vështirësoi gjërat, por këta djem meritojnë vetëm fjalë të mira.”

“Të gjithë sportdashësve kosovar ia kemi kthyer mbështetjen, pasi jemi ekipi i vetëm deri tani që Slavia Pragës i kemi shënuar dy gola. Deri këtu mendoj që ka qenë një paraqitje e mrekullueshme”, deklaroi ai

Daja e pranoi se lojtarët kanë oferta nga jashtë, duke shtuar se me gjasë klubi do t’i shes.

“Oferta ka, por po të më pyesnin mua nuk do shisja asnjë, por politikat e klubit, duke iu dhënë mundësinë lojtarëve për të shkuar jashtë, mendoj se duhet t’i shesim. Njëkohësisht ta përdorim si politikë për t’ju thënë lojtarëve ejani te Ballkani se mund të shkon jashtë më pas”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori