int(1) Biden nuk e ka ndërmend të takohet me Putinin në G20 - Telegrafi - Telegrafi Biden nuk e ka ndërmend të takohet me Putinin në G20 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Biden nuk e ka ndërmend të takohet me Putinin në G20

Biden nuk e ka ndërmend të takohet me Putinin në G20

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk ka ndërmend të kalojë kohë kokë më kokë me presidentin rus, Vladimir Putin kur të marrë pjesë në G20 në Bali të Indonezisë.

“Presidenti tha se nuk e ka ndërmend të ulet me Vladimir Putinin dhe ja ku jemi sot”, u tha gazetarëve John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA për komunikimet strategjike, në një konferencë jashtë kamerave të enjten.

Biden i tha më parë cnn se nuk e kishte në plan të takohej me Putinin, por kishte një rrethanë në të cilën ai mund ta merrte në konsideratë.


“Shiko, nuk kam ndërmend të takohem me të, por shiko, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte, ‘Dua të flas për lirimin e Griner’, do të takohesha me të, por kjo do të varet”, tha ai.

Biden, tha Kirby, do të përqendrohet në aleancat dhe partneritetet gjatë udhëtimit, i cili vjen disa ditë pas zgjedhjeve afatmesme.

“Presidenti është krenar për punën që kemi bërë në të gjithë botën për të mbështetur aleancat dhe partneritetet… dhe unë mendoj se do ta shihni presidentin Biden të fokusohet në këtë”, tha Kirby.

Ndryshe, në muajin nëntor, do të mbahen disa takime në nivele ministrore dhe samite të grupeve të angazhimit të G20-s përpara mbajtjes së Samitit të Liderëve të G20-s, i cili do të mbahet më 15-16 nëntor të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Evropa
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori