LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia arreston “shkencëtarin brazilian” për spiunazh për Rusinë

Norvegjia arreston “shkencëtarin brazilian” për spiunazh për Rusinë

Agjencia e Sigurisë së Brendshme e Norvegjisë ka arrestuar një burrë që pretendon se është një akademik brazilian, për të cilin dyshohet se është spiun rus.

“Ne kemi kërkuar që një studiues brazilian në Universitetin e Tromso të dëbohet nga Norvegjia sepse ne besojmë se ai përfaqëson një kërcënim për interesat themelore kombëtare”, tha zëvendës-shefi i shërbimit të sigurisë policore (PST) Hedvig Moe për transmetuesin publik NRK.


Lajmi vjen pasi Norvegjia njoftoi javën e kaluar se kishte arrestuar një shtetas të shtatë rus të dyshuar për fluturimin e paligjshëm të dronëve ose fotografimin në zona të kufizuara, kryesisht në veriun e Norvegjisë të ndjeshme strategjike, raporton theguardian.

Hetuesit besojnë se studiuesi i supozuar, i cili u arrestua të hënën në qytetin e Arktikut, ishte në Norvegji me një emër dhe identitet të rremë duke punuar për një nga shërbimet e inteligjencës ruse. Një gjykatë lokale urdhëroi që ai të mbahet në arrest për katër javë.

Agjencia e sigurisë ishte e shqetësuar se ai “mund të ketë marrë informacione në lidhje me politikën e Norvegjisë në veri”, tha Moe. “Edhe nëse kjo nuk është një kërcënim për sigurinë e mbretërisë, ne jemi të shqetësuar se mund të keqpërdoret nga Rusia.”

Universiteti Arktik i Norvegjisë në Tromso përmes një deklarate për shtyp theksoi se burri i paidentifikuar ishte “një lektor” dhe i referoi pyetje të mëtejshme shërbimit të sigurisë.

Disa shtetas rusë janë arestuar javët e fundit, duke përfshirë tre burra dhe një grua që dyshohet se bënin foto, të cilët që atëherë janë liruar. Tre të tjerë – një me katër terabajt foto dhe video – u arrestuan.

Norvegjia, tani furnizuesi më i madh i gazit në Evropën Perëndimore, është në gatishmëri të lartë të sigurisë pas sabotimit të dyshuar të muajit të kaluar të tubacioneve Nord Stream jashtë Suedisë dhe Danimarkës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori