Xavi mahniti tifozët me kontrollin e jashtëzakonshëm të topit kundër Bilbaos – trajneri i Barcelonës ende posedon cilësitë nga kohërat e tij të arta
Kanë kaluar tre vjet që kur Xavi është pensionuar nga futbolli, por trajneri i Barcelonës nuk ka humbur asnjë nga cilësitë e tij pasi mahniti tifozët me një aftësi të jashtëzakonshme kundër Athletic Bilbaos.
Barcelona mposhti Bilbaon 4-0 në Camp Nou të dielën falë golave të Ousmane Dembeles, Sergi Robertos, Robert Leëandoëskit dhe Ferran Torres.
Fitorja e ktheu Barcelonën në tre pikë më pak se rivaliReal Madridi që është në krye të La Ligës.
Dembele ishte njeriu i ndeshjes me golin dhe tri asistimet e tij, por në sy ra edhe trajneri i Barcelonës, Xavi, dhe jo vetëm për vendimet e tij taktike gjatë ndeshjes.
Në minutën e 30-të, me Barcelonën që tashmë po fitonte 3-0, Xavi kontrolloi me mjeshtëri një top që po shkonte në drejtim të tij, pasi portieri i Bilbaos, Unai Simon, i cili kishte spastruar nga zona.
Turma në Camp Nou lëshoi një gulçim të dëgjueshëm ndërsa trajneri vazhdoi me urdhrat për lojtarët e tij.
“Ky është pothuajse kontrolli më i mirë që kemi parë gjatë gjithë natës”, shkroi komentuesi në Premier Sports.
Tifozët e Barcelonës në rrjetet sociale ishin po aq të impresionuar me ish-reprezentuesin spanjoll.
“Ai do të fillonte në çdo ekip nëse do të luante akoma. Çfarë maestro”, shkroi një tifoz tjetër në Twitter.
Një tjetër shkroi: “Mesfushori më i madh GOAT”.
Ndërsa një i katërt bëri shaka: “Kur trajneri ka një prekje të parë më të mirë se shumica e lojtarëve në fushë nga të dyja anët”.
Xavi shihet gjerësisht si një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Ai shënoi 85 gola në 767 ndeshje për Barcelonën dhe është i dyti në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave për klubin katalanas, pas vetëm shtatë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ronaldo dhe djali i Furyt nuk u besonin syve se çfarë po i bënte Usyk në raundin e nëntë Tysonit
Real Madridi mund të përshpejtojë negociatat për transferimin e lojtarit i cili do ta zëvendësojë Kroosin
Pika kulmore kur “Tyson Fury nuk donte të vazhdonte” në humbjen nga Oleksandr Usyk
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251