LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Vuçiq në takimet private në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën

Bislimi: Vuçiq në takimet private në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se njohja e shtetit të Kosovës është e rëndësishme, por se përparimi i vendit nuk varet vetëm nga ajo, ndërsa shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimet private në Bruksel thotë se se ai e kupton se duhet ta njohë Kosovën, por kjo kërkon kohë.

“Vuçiq në takime private para zyrtarëve në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet ta përgatit terrenin dhe i duhet kohë. Pastaj publikisht thotë se kurrë nuk do ta njoh Kosovën”, tha Bislimi për RTK 2.

Ai ka shtuar se Kosova është kujdesur që në Bruksel të dëshmojë se “progresi i Kosovës nuk varet vetëm nga njohja”.


“Njohja është e rëndësishme për ne, i kontribuon paqes, por Kosova mund të zhvillohet edhe pa njohje. Në fakt, ne kemi dokumentuar gjatë 18 muajve të fundit se në këtë rast, njohja dhe normalizimi i kontribuojnë më shumë Serbisë sesa Kosovës”, tha shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ai pohon se Kosova është tashmë e demokratizuar, ka rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë dhe progres në sundimin e ligjit.

“Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serbinë. Prandaj, nëse njohjen reciproke e shohim peng, atëherë Serbia është më shumë peng se Kosova i kësaj njohjeje reciproke”, tha Bislimi.

Duke folur për iniciativën franko-gjermane, Bislimi tha se po përpiqet të gjejë një “zgjidhje të përkohshme para zgjidhjes përfundimtare me njohjen reciproke në qendër” dhe se numri i personave që kanë qasje në informacion është “shumë i kufizuar”.

“Mendoj se përputhet me idenë e një dialogu konstruktiv që nuk duhet të komprometohet nga zbulimi i detajeve, të cilat në këtë fazë mund të bëjnë vetëm dëm. Por ajo që është transparente është se ka një propozim, është diçka me të cilën po merren palët dhe do ta njoftojmë me shkrim ose në një takim të ardhshëm në kohën e duhur”, deklaroi Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori