LAJMI I FUNDIT:

Pioli konfirmon mungesën e gjatë të Maignan, flet edhe për sfidën ndaj Monzës

Pioli konfirmon mungesën e gjatë të Maignan, flet edhe për sfidën ndaj Monzës

Milani takohet me Monzën të shtunën mbrëma në San Siro, në një sfidë shumë emocionuese.

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani tani në krye të Monzës kthehen në stadiumin San Siro për tu përballur me Milanin që ata e bën njërin nga klubet më të fuqishme në botë.


Për këtë duel ka folur edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli duke thënë se do të jetë shumë emocionues.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë ndaj Monzës, me një aspekt romantik. Berlusconi dhe Galliani kanë bërë histori me Milanin. Megjithatë, ne nuk duhet të mendojmë shumë për këtë gjë, sepse duhet të përballemi në mënyrën e duhur me ta. Vijmë nga tre fitore dhe duhet të vazhdojmë këtë rrugëtim”.

“Dua që skuadra të luaj në nivelin që ajo ka, edhe pse nis një rrugëtim i rëndësishëm me shumë ndeshje të ngjeshura. Prandaj ne duhet ta nisim me këmbën e duhur këtë cikël”, u shpreh trajneri italian.

Tutje i pari i shtabit teknik të Milanit konfirmoi mungesën e gjatë të portierit Mike Maignan deri në janar, gjë që francezi ka humbur edhe Kampionatin Botëror.

“Theos ia grabitën shtëpinë dhe ajo gjë ishte një situatë shumë e pakëndshme, por ai po e nxjerr inatin në fushë dhe ne po i qëndrojmë afër”.

“Për Maignan më vjen shumë keq për dëmtimin. Është një lojtar i rëndësishëm dhe po bënte gjithçka për t’u rikthyer. Bëmë gjithçka në kohën e duhur. Pësoi dëmtim në të njëjtin muskul dhe mendoj se do të qëndrojë jashtë deri në fundin e janarit”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori