LAJMI I FUNDIT:

Asllani kërkon largimin nga Interi në afatin kalimtar të janarit

Asllani kërkon largimin nga Interi në afatin kalimtar të janarit

Kristjan Asllani është transferuar me shumë bujë te Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Por aventura te gjiganti italian nuk ka shkuar ashtu siç ka pritur shqiptari, pasi nuk ka pasur hapësirat e duhura.

20-vjeçari ka luajtur në vetëm tetë ndeshje mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A, ku në total ka vetëm 180 minuta.


Duke marrë parasysh se nuk po ka hapësirat e duhura, Asllani dëshiron të largohet nga Interi.

Gjithnjë sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, mesfushori shqiptar synon që të gjej një klub ku mund të luaj rregullisht.

Ka shumë skuadra nga elita e futbollit italian që duan huazimin e shqiptarit dhe vetëm mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit zikaltër do t’i japin dritën e gjelbër për tu larguar.

Nuk përjashtohet mundësia që Asllani të kthehet te Empoli për gjashtë muaj që të luaj më shumë, para se t’i bashkohej Interit sërish në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kalo në kategori