LAJMI I FUNDIT:

Anglia merr vendimin ekstrem për shqiptarët që mbërrijnë me gomone

Anglia merr vendimin ekstrem për shqiptarët që mbërrijnë me gomone

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë me gomone në këtë shtet.

Top Channel mëson se 11 shqiptarë, të cilët mbërritën me gomone javën e shkuar pasi i janë marrë shenjat e gishtave, janë dërguar menjëherë në aeroportin Stansted e janë deportuar drejt Tiranës.

Aventura e tyre e mundimshme për të shkuar me gomone ka zgjatur më pak se 24 orë. Pa mbushur 24 orë nga mbërritja, ata janë dëbuar në mënyrë të rrufeshme.


Në të shkuarën, mbi 8.000 shqiptarë që kanë mbërritur me gomone në periudhën qershor-shtator 2022, u është dhënë e drejta e azil kërkimit.

Pas mbajtjes në qendra ndalimi, shqiptarët çoheshin në hotele ose të afërmit hynin garant për të qenë të lirë, me kusht nën rregullat e ligjit të azilantëve.

Por javën e shkuar dëbimi i 11 shqiptarëve është një ndryshim rrënjësor i politikave të azilit ndaj shqiptarëve.

Mësohet se 11 të dëbuarit mes tyre edhe një vajzë kishin mbërritur në portin Manston në Ramsgate, ku është ngritur një qendër përpunimi e emigrantëve që merren nga deti prej anijes angleze të rojës bregdetare.

Atyre nuk iu dha asnjë mundësi komunikimi me të afërmit apo avokat për të nisur procedurat e azilit. Ishte ish-ministrja e Brendshme Priti Patel ajo që njoftoi pak javë më parë dëbimin e përshpejtuar të shqiptarëve që mbërrinin me gomone.

Por Home Office pas një procesi gjyqësor të humbur deklaroi se hoqi dorë nga ky lloj dëbimi. Megjithatë të 11 të dëbuarit e javës së shkuar, shihen si një test në zbatimin e kësaj politike të re pasi sipas ligjeve angleze çdo person që mbërrin në Angli, ka të drejtën e azil kërkimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori