LAJMI I FUNDIT:

Andre Cury për Neymarin: Real Madridi ofroi 170 milionë euro, por marrëveshja dështoi

Andre Cury për Neymarin: Real Madridi ofroi 170 milionë euro, por marrëveshja dështoi

Andre Cury, që punonte si skaut i Barcelonës në Brazil, dëshmoi këtë të martë në gjyqin “Neymar 2”.

Ai theksoi se futbollisti ishte gati të nënshkruante për Real Madridin, pasi i bëri një ofertë më të mirë, por, përveç kësaj, kishte edhe klube të tjera si Manchester City që ishin gjithashtu të gatshëm të nënshkruanin me të.

“Udhëtova në të gjithë botën me babanë e tij dhe shumë klube iu afruan për të nënshkruar me futbollistin: Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich… a po e mbanim të bllokuar lojtarin? Jo, kishim një kontratë të nënshkruar, por mund ta prishnim. Është si një çek që nuk e di nëse është i financuar”, ka thënë Cury.


Ish-punonjësi i Barcelonës ka rrëfyer interesin e Real Madridit për lojtarin.

“Ne kishim arritur një marrëveshje me Santosin për të nënshkruar me Neymarin, por disa ditë më vonë ai u tërhoq, sepse Madridi ndërhyri. Ata na kërkuan pesë milionë më shumë dhe Rosell tha se nuk do t’i paguante”.

“Neymar po përgatitej për të kaluar testet mjekësore me Realin, por marrëveshja përfundimisht dështoi. Madridi ishte i gatshëm të paguante 170 milionë euro për lojtarin”, ka treguar Curry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve

Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve

La Liga
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori