Për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë, Izraeli ka njoftuar se mund t’i dërgojë Ukrainës armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
Kjo lëvizje që autoritetet izraelite e kanë shmangur për tetë muaj, u nxit së fundmi nga fakti që Rusia po përdorë në sulmet e fundit në Ukrainë, dronët kamikaz të Iranit, transmeton Telegrafi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdimisht i ka bërë apel Izraelit që ta ndihmojë vendin e tij – e nëse Izraeli ia dërgon sistemin mbrojtës kundërajror “Kupola e hekurt”, kjo do të mund ta ndryshonte rrjedhën e luftës.
Ministri izraelit për Diasporë, Nachman Shai, ka sugjeruar se Izraeli do të mund të fillojë me dërgimin e armëve në Ukrainë, e në veçanti tani pasi është bërë e qartë që Irani po i dërgon armë Rusisë.
“Dje është bërë e ditur se Irani po i dërgon Rusisë raketa balistike. Nuk ka kurrfarë dileme se ku do të duhej të qëndronte Izraeli në këtë luftë të përgjakshme”, shkroi Shai në profilin e tij në Twitter.
E ndaj deklaratave të tij reagoi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, duke theksuar se një lëvizje e tillë e Izraelit do të çonte drejtë shkatërrimit të raporteve mes Rusisë dhe Izraelit.
Dronët kamikazë
Pavarësisht raportimeve se Rusisë i kanë arritur armë nga Irani, nga Izraeli kanë bërë të ditur se akoma nuk është marrë vendimi final për dërgimin e armëve në Ukrainë.
Lajmi për përdorimin e dronëve iranian arriti në kohën pasi filluan granatimet mbi kryeqytetin e Ukrainës, dhe pretendimeve të qytetarëve të Kievit, që thoshin se kanë parë dronë duke fluturuar mbi shtëpitë e tyre.
E këto pretendime shpejtë i konfirmoi këshilltari i ministrit ukrainas të Punëve të Jashtme, Anton Geraschenko, që theksoi se dronët janë përdorur enkas për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës.
Kjo është hera e dytë që dronët iranian janë përdorur në territorin e Ukrainës, e muaj më parë u shfaqën informacionet e para se Rusia i ka blerë nga Irani.
Fluturaket pa pilot të Iranit janë relativisht të vegjël dhe fluturojnë ulët, që i vështirëson punën sistemeve mbrojtëse kundërajrore të Ukrainës që t’i zbulojnë.
Për dallim nga shumica e armëve, këta dronë gjithashtu mund të fiken apo të ndërpresin misionin në çfarëdo momenti, e më pas të nisen drejt objektivave tjera – varësisht nga ajo çfarë komandon operatori.
Ka për qëllim që të sigurohet se goditjet të jenë precize dhe të mund të ndërpriten në momentin e fundit nëse ekziston rreziku se do të rrezikojë civilët apo pronën në afërsi të objektivit.
Droni kamikaz përdor koordinatat e GPS-it dhe video që transmeton pamje në kohë reale, për “gjuajtje precize me dëme të vogla anësore”.
Lansohet përmes një gypi dhe madhësia e tij e vogël i mundëson të fluturojë në mot të ndryshëm.
Këta dronë kamikazë mund të bartin mjete shpërthyese deri në 36 kilogramë, dhe mund të lansohen edhe nga kamionët ushtarakë.
Para përdorimit në masë të madhe të dronëve kamikazë, Rusia muajin e kaluar kreu testin – duke e goditur me dron topin M777 155 mm që ia dhuruan Shtetet e Bashkuara.
Zelensky apel Izraelit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky praktikisht nga fillimi i luftës, i ka kërkuar Izraelit ndihmë ushtarake. Shumë herë ka theksuar se është shokuar që Izraeli nuk e ndihmoi Ukrainën duke i dërguar armë.
“Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur me Izraelin, jam i shokuar. Izraeli nuk na ka dhënë asgjë, zero. E kuptoj se duhet ta mbrojnë territorin e tyre, por kam mësuar nga inteligjenca jonë që Izraeli në fakt furnizon me sisteme mbrojtëse kundërajrore vendet e tjera”, pati deklaruar Zelensky.
Ajo çfarë në fakt po kërkon Zelensky nga Izraeli është sistemi i mbrojtjes kundërajrore i njohur me emrin “Kupola e hekurt”. Fjala është për sistemin mobil mbrojtës kundërajror që operon në të gjitha kushtet, dhe që është zhvilluar nga kompania Rafael Advanced Defence Systems dhe kompania aerohapësinore e Izraelit.
Sistemi është i dizajnuar që të shkatërrojë raketat në ajër në një rreze të shkurtër, dhe granatat artilerike të shkrepura nga një distancë nga 4 kilometra e deri në 70 metra.
Nga 2011 e deri më 2021, Shtetet e Bashkuara ndanë 1.6 miliardë dollarë për sistemin mbrojtës kundërajror “Kupola e hekurt”, derisa një miliard dollarë tjerë janë miratuar nga Kongresi amerikan gjatë këtij viti.
Qiellin mbi Izrael prej 10 vitesh e ruan “Kupola e hekurt”, që shumë qytetarë të këtij vendi e konsiderojnë si tejet të sigurtë.
Ideja për sistemin e fuqishëm mbrojtëse filloi në vitin 2006, kur Izraeli luftonte kundër Hezbollahut – grupit islamik me seli në Liban. “Kupola e hekurt” ishte shpallur tejet efektiv dhe nga 27 marsi i vitit të kaluar gjendet në afërsi të qytetit Bershev.
Si funksionon?
Sipas të dhënave të prodhuesit të sistemit, nevojitet vetëm një sekondë nga shkrepja e raketës nga ana e armikut, që sistemi të reagon dhe lanson raketa për ta shkatërruar në ajër raketën e armikut.
Funksionimi i sistemit zhvillohet në mënyra të ndryshme: raketa e armikut apo granat e shkrepura, sistemi i “Kupolës së hekurt” i detekton dhe i përcjell duke fluturuar.
Pas një periudhë të shkurtër kohore, ajo shkrep raketën e saj. Dikur në ajër e godet raketën e armikut. Ky sistem mbulon një hapësirë prej 150 kilometra katrorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh