LAJMI I FUNDIT:

Protestuesi në Britani futet në oborrin e konsullatës kineze dhe rrahet brutalisht – ndërhyn policia për ta vënë nën kontroll situatën

Protestuesi në Britani futet në oborrin e konsullatës kineze dhe rrahet brutalisht – ndërhyn policia për ta vënë nën kontroll situatën

Policia britanike po heton një sulm ndaj një protestuesi, i cili u filmua duke u rrahur nga disa burra pasi u tërhoq zvarrë në konsullatën kineze në Mançester, gjatë protestave kundër presidentit kinez Xi Jinping.

Në videon e publikuar nga BBC, shihet një burrë me kapelë të zezë dhe flokë të gjata, duke u tërhequr zvarrë brenda dyerve të oborrit të konsullatës, ku është shqelmuar dhe grushtuar nga pesë persona derisa ai po qëndronte i shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.


Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, njëri prej tyre ia shkulë flokët dhe e tërheq zvarrë, e më pas intervenon policia që e nxjerr nga oborri i konsullatës.

Protesta e së dielës u zhvillua në ditën e parë të kongresit të Partisë Komuniste që është në pushtet në Kinë, ku Jinping pritet të fitojë mandatin e tretë.

Më herët para konsullatës janë vendosur disa mbishkrimet. Një prej tyre shkruante “qielli do të shkatërrojë Partinë Komuniste kineze”, si dhe ishte ekspozuar një karikaturë që e tregonte presidentin kinez me një kurorë në kokë. /Telegrafi/