LAJMI I FUNDIT:

Mbytet në plazhin e Durrësit një 60-vjeçare nga Tirana

Mbytet në plazhin e Durrësit një 60-vjeçare nga Tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në Durrës, ku një 60-vjeçare është mbytur në det.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasja me iniciale Sh. S., banuese në Tiranë.


“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Telegrafi/