LAJMI I FUNDIT:

Fitore e ngushtë e Yllit ndaj Trepçës në ‘Minatori’

Fitore e ngushtë e Yllit ndaj Trepçës në ‘Minatori’

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike deri në sekondat e fundit, Golden Eagle Ylli ka mundur Trepçën në udhëtim me rezultat 70-72 (19:18, 21:23, 10:14, 20:17), në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte i barabartë, me vendasit që krijuan epërsinë më të lartë, 19:14, por katër pikë radhazi nga mysafirët bënë që kjo pjesë të përfundojë 19:18. Therandasit vazhduan me lojë të mirë dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, ku më e larta ishte tetë pikë, 27:35, por më pas sërish u zhvillua një lojë e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 40-41.


Në periodën e tretë u shënuan më pak pikë, për shkak të gabimeve të skuadrave. Mitrovicasit e nisën më mirë për epërsinë 46:41, por kampionët e Kosovës nuk u dorëzuan ku sërish krijuan epërsi, 48:55, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 50:55. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante dhe u vendos në sekondat e fundit. Vendimtar ishte Jay Threatt me tri pikë nga gjuajtjet e lira, kurse mitrovicasit nuk ishin të suksesshëm në aksionin e fundit dhe pësuan 70-72.

Te Trepça u dalluan Andrew Gordon me 19 pikë e 13 kërcime, Erjon Kastrati me 12 pikë e shtatë asistime dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Henrik Sirko me 14 pikë, Jay Threatt me 19 pikë dhe Malcolm Armstead me 16 pikë.

Mitrovicasit kanë katër fitore e dy humbje, kurse therandasit dy fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori