LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia dëshiron të ndihmojë që të ndalet gjakderdhja në Ukrainë

Erdogan: Turqia dëshiron të ndihmojë që të ndalet gjakderdhja në Ukrainë

Turqia dëshiron të ndihmojë që të ndalet gjakderdhja mes Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht sfidave të shumta.

Këto janë komentet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një samiti rajonal në Kazakistan, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi ynë është të ndalet gjakderdhja sa më shpejtë të jetë e mundur”, shtoi Erdogan para fillimit të takimit me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.


“Paqja është e mundur të arrihet përmes diplomacisë”, theksoi ndër tjera presidenti turk gjatë adresimit të tij me liderët rajonalë, që janë mbledhur në Astana ku po mbahet konferenca.

Erdogan dhe Putin do të duhej të takoheshin me vonë për të diskutuar për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Në tavolinë do të jetë oferta turke për ndërmjetësim në bisedime mes Rusisë dhe Ukrainë dhe fuqive tjera perëndimore.

Turqia është anëtare e NATO-s por edhe pozicionuar si ndërmjetësuese, kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë në fund të shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët e Koresë së Veriut kapen në rajonin e Kurskut, Zelensky zbulon detaje nga operacioni

Ushtarët e Koresë së Veriut kapen në rajonin e Kurskut, Zelensky zbulon detaje nga operacioni

Evropa
Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur

Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur

Amerika
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve

Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"

Evropa
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?

Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?

Amerika
Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Botë
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori