LAJMI I FUNDIT:

Xavi paralajmëron lojtarët e tij për lojën e Interit

Xavi paralajmëron lojtarët e tij për lojën e Interit

Trajneri i Barcelonës , Xavi ka paralajmëruar lojtarët e tij se Interi ‘punon mirë në mbrojtje dhe fizikisht’ dhe beson se katalanasit duhet të jenë më efektivë në sulm për të mposhtur Nerazzurrët sonte (e mërkurë).

Interi dhe Barcelona takohen në Nou Camp në orën 21:00 në një ndeshje vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët fituan 1-0 në Giuseppe Meazza javën e kaluar dhe Xavi pret një reagim nga lojtarët e tij sonte.


“Është një situatë e pakëndshme sepse ne nuk fituam në Mynih dhe Milano, kështu që ne kemi urgjencën për të fituar”, ka thënë fillimisht Xavi për Prime Video Italia.

“Ne e përballojmë këtë lojë me një mentalitet pozitiv dhe dëshirë për të marrë tre pikë”.

“Ne mund ta fitojmë këtë lojë me ndihmën e tifozëve tanë. Duam të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer kundër një skuadre të mirë të Interit”.

“Ata punojnë shumë në mbrojtje dhe fizikisht, por ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë dhe të sulmojmë pak më mirë, siç bëmë në 20-30 minutat e fundit në Milano”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori