LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Shpresoj që masat e BE-së për menaxhimin e krizës energjetike ta përfshijnë edhe Kosovën

Rizvanolli: Shpresoj që masat e BE-së për menaxhimin e krizës energjetike ta përfshijnë edhe Kosovën

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli është shprehur se shpreson që Bashkimi Evropian në masat që do të marrë për ta luftuar krizën energjetike do ta përfshijë edhe Kosovën.

Rizvanolli këto komente i ka bërë në Pragë, para takimit joformal të ministrave të Energjisë, duke shtuar se këto masa të kenë efekte pozitive edhe në vendin tonë.

“Kosova po përballet me shumë sfida energjetike, si edhe shumë shtete tjera. Mbështetemi në import gjatë dimrit dhe kjo bën që të kemi dimër të vështirë. Po shpresojmë që masat që merr BE-ja të na përfshijnë ne e të kenë ndikim pozitivë”, ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/


Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian do të takohen në Çeki për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për trajtimin e çmimeve të larta të energjisë. Thirrjet për një zgjidhje në mbarë BE-në u intensifikuan pasi Gjermania u kritikua për shpalljen e një pakete të subvencionimit të gazit me vlerë deri në 200 miliardë euro, por planet për kufizimin e çmimeve ndryshojnë shumë në të gjithë bllokun.

Propozimet e paraqitura gjatë javëve të fundit përfshijnë blerjen e gazit, kufizimin e çmimit të importeve të gazit rus, kufizimin e çmimit të transaksioneve të gazit brenda bllokut dhe vendosjen e një tavani në çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori