Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se masa e Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC+) për të ulur prodhimin e naftës ishte “e padobishme dhe e pamatur” për ekonominë botërore, veçanërisht për tregjet në zhvillim të cilat janë duke u përballur me çmime të larta të energjisë.
Administrata e presidentit Joe Biden ka qenë tepër kritike ndaj vendimit të këtij karteli të naftës, të mbështetur nga Arabia Saudite dhe Rusia, i cili e ndërmori hapin në kundërshtim me presionet amerikane për të mbajtur në nivele të ulëta çmimet botërore të naftës.
“Mendoj se vendimi i OPEC është i padobishëm dhe i pamatur – nuk dihet me siguri se çfarë ndikimi do të ketë ai, por sigurisht, është diçka që, për mendimin tim, nuk duket e përshtatshme në rrethanat ku ndodhemi. Ne jemi shumë të shqetësuar për vendet në zhvillim dhe për problemet me të cilat përballen ato”, tha Yellen.
SHBA-ja shpreson që të mund t’i përdorë këto takime për të nxitur vendet evropiane që t’i ofrojnë ndihmë ekonomike Ukrainës në një kohë shumë më të shpejtë, pas zhgënjimeve në rritje në Uashington se disa nga aleatët nuk po i përmbahen me përpikëri përmbushjes së premtimeve të tyre për të ndihmuar financiarisht Kievin.
“Shumë vende kanë premtuar një ndihmë të konsiderueshme ekonomike, por thjesht nuk e kanë distribuuar akoma atë. Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është tepër i ngadaltë. Ka shumë angazhime, por paratë duhet të jepen”, shtoi ajo.
Ndërsa, nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis tha se blloku po synon të përshpejtojë disbursimet e fondeve të saj për Ukrainën dhe do të “punonte intensivisht” me vendet anëtare për të zhbllokuar 3 miliardë euro nga një paketë prej 9 miliardë euro, për të cilën liderët e unionit u angazhuan në fillim të këtij viti /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët